Plagos kunatin me armë zjarri në Kombinat/ Arrestohet autori, një tjetër në kërkim

Plagos kunatin me armë zjarri në Kombinat/ Arrestohet autori, një tjetër në kërkim

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur kunatin e tij pas një konflikti të çastit.

Sipas Policisë, rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, shtetasi M. T., 41 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., 56 vjeç. 

Viktima ka marrë plagë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të dy personat janë raportuar se ndodheshin nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, autori është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. 

Gjatë kontrollit, është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në krim.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 29-vjeçar, shtetasi N. S., i cili dyshohet se ka qenë prezent në banesë gjatë ngjarjes dhe është larguar menjëherë pas saj. 

Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për të dokumentuar me prova ligjore rolin e secilit prej të përfshirëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy