Ndërron jetë një i paraburgosur në IEVP Shkodër

Ndërron jetë një i paraburgosur në IEVP Shkodër

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pasi pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, viktima është Çezarin Jaku, i lindur më 10 nëntor 1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me djalin e tij, të paraburgosurin me inicialet D. J.

 

Menjëherë pas shfaqjes së emergjencës, personeli shëndetësor i institucionit i dha ndihmën e parë, ndërsa për shkak të rëndimit të gjendjes u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

 

Gjatë transportit dhe pas mbërritjes në spital, stafi mjekësor kreu procedurat e reanimimit kardiopulmonar, por pavarësisht përpjekjeve, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Në reagimin zyrtar, institucioni shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe garantoi bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy