
Një 20-vjeçar është larguar pa gjurmë nga banesa e tij, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.
Zhdukja është denoncuar nga e ëma e cila ka njoftuar se djali është larguar nga banesa dhe se ka humbur kontaktet me të.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç.
Policia po punon për gjetjen e 20-vjeçarit, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi këtë ngjarje.



