Një 18-vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi kërcënonte ish-të dashurën e tij 17-vjeçare se do t’i publikonte fotot intime nëse ajo nuk i jepte 7 mijë euro. Burimet policore thanë për TemA TV se çifti sapo ishte ndarë, ndërsa 17-vjeçarja ishte vajza e një biznesmeni.
Policia e Lezhës arrestoi një 18-vjeçar, pasi kërcënonte me mesazhe ish-të dashurën e tij 17-vjeçare. Kristian.N u arrestua pas denoncimit të vajzës së një biznesmeni në Lezhë, e cila e kishte kallëzuar penalisht për “shtrëngim me anë të kanosjes”. Ai i kërkonte 7 mijë euro, pasi në të kundërt do t’i publikonte në facebook fotot intime të saj. Por burimet policore thanë se në dëshminë e tij për policinë 18-vjeçari është shprehur se ish- e dashura kishte pasur vetë dëshirë të bënte foto të tilla dhe se kërcënimi ishte thjesht një shaka, pasi në të vërtetë ai kërkonte të rilidhej me vajzën dhe jo t’i merrte paratë.



