
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19.
Numri i të infektuarve vjen nga testimi i 1 mijë e 543 mostrave të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 252 persona.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë gjithsejtë 1 mijë e 278.



