Nga zjarri i ndezur digjen pemë dhe ullishte/ Procedohet penalisht 34-vjeçari në Mallakastër

Nga zjarri i ndezur digjen pemë dhe ullishte/ Procedohet penalisht 34-vjeçari në Mallakastër

Policia Mallakastër bën të ditur se pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, në vendngjarje kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen  e vatrave të zjarrit.

Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.

Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy