Tërnava uron qytetarët për Fitër Bajram në Kosovë: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje, obligim angazhimi për vendin

Tërnava uron qytetarët për Fitër Bajram në Kosovë: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje, obligim angazhimi për vendin

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e parë të Fiter Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, për angazhim në të mirë të Republikës dhe thirrje për të mos braktisur vendin.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.

Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullore që presin gjithë grupmoshat.

Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, festë që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besimtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim.

Agjërimi për besimtarin është sakrificë që bëhet vetëm për Krijuesin dhe la arsye që të festojë me familje.

Në Ramazan na bashkoi lutja, sofra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë fitër Bajram. Ramazanin po e përcjellim me krenari e me familje tona po e përcjellim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullorë që presin gjithë grupmoshat.

Ai foli edhe për braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Myftiu i Kosovës tha se braktisja nuk është zgjidhje dhe se qëllimi kryesor në jetë nuk është vetëm ana materiale. Ai tha se e kemi obligim të ndërtojmë vendin.

Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë kohë nuk ka për qëllim kryesor e mision vetëm anën materiale.

Dashtë Zoti vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vendi ynë merr peshë e kuptim vetëm me bijtë e bijat e saj atëherë kur i kemi shtëpitë tona plot, me bijë e bija, me nipa e mbesa, kur çerdhet e shkollat t’i kemi në funksion të edukimit e mësimit se në të kundërtën i mbetemi borxh vendit dhe brezave që vijnë. E kemi obligim ta duam dhe ta ndërtojmë vendin.

Mesazhe urimi dërguan edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit. Ata kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy