Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga njërit prej ndërtuesve, në kërkim tjetri

Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga njërit prej ndërtuesve, në kërkim tjetri

Ndërtuan pa leje në Shën Jan, Karaburun, vihet në pranga njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij.

 

Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së, Afrim Qendro, morën pjesë në operacionin për prishjen e një ndërtimi pa leje, “beach bar”, në zonën e Karaburunit.

 

Objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht më parë dhe kishin tejkaluar afatin kohor për prishje vullnetare.

 

Gjatë operacionit u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, shtetasi O. Sh., u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Drejtori i Përgjithshëm Hita dhe Kryeinspektori Qendro, gjatë një prononcimi, përcollën mesazhin për të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin iniciativa për të kryer ndërtime pa leje, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy