Në kërkim për vjedhje, vihet në pranga i riu në Bulqizë

Në kërkim për vjedhje, vihet në pranga i riu në Bulqizë

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë në prangat e policisë së Bulqizës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. N.,  32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vjedhur disa materiale pune në një subjekt privat në Tufinë, Tiranë.

Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Dibër për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy