Mbolli kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori

Mbolli kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Shkodrës ka vënë në prangat e policisë një 25-vjeçar me iniciale A. N. dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy të rinjtë kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Dajç, Shkodër, 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Mbi M. L. , 25 vjeç, banues në fshatin Suka, Dajç, Shkodër rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i cili duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar, ka mundur të largohet

Bëhet me dije se terreni i mbjellë me kanabis është zbuluar me anë të një droni nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:  Shkodër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve të narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Evidentohen përmes dronit, duke kultivuar bimë narkotike në zonë të pyllëzuar, vihet në pranga 25-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen dhe asgjësohen me anë të djegies 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. N. 25 vjeç , banues në fshatin Gramsh, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, u bë identifikimi si dhe shpallja në kërkim e shtetasit M. L. , 25 vjeç, banues në fshatin Suka, Dajç, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i cili duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Muzgu”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Dajç, Shkodër, 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy