Dalin jashtë përdorimit në Itali, pjesët e këmbimit trafikohen në Shqipëri

Dalin jashtë përdorimit në Itali, pjesët e këmbimit trafikohen në Shqipëri

Policia italiane ka zbuluar një lloj të ri trafiku që kryhet nga shteti fqinj drejt Shqipërisë. Pjesë këmbimi të makinave të markave të ndryshme transportoheshin për në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se të paktën 8 tonë pjesë këmbimi për makina janë zbuluar dhe sekuestruar në Pulia. Ato ishin vendosur në rimorkion e një kamioni që do të udhëtonte me traget drejt Shqipërisë.

Pjesët ishin kryesisht bateri të konsumuara, kabllo elektrike, amortizatorë, pompa frenash dhe erbeg, që sipas ligjit konsiderohen mbetje të destinuara për eliminim.

Përfaqësuesi i kompanisë eksportuese është nën hetim për trafik të paligjshëm të mbetjeve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy