Një aksident është shënuar sot paradite në Vlorë dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Burime nga policia thanë se drejtuesi i një motori, i cili ishte duke udhëtuar është përplasur nga një autoveturë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë nga drejtuesi i autoveturës që shkaktoi aksidentitn në spital.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon hetimin në lidhje me shkaqet e aksidentit.



