Ndez zjarr për të djegur barishtet por flakët dalin jashtë kontrollit, procedohet një person në Bulqizë

Ndez zjarr për të djegur barishtet por flakët dalin jashtë kontrollit, procedohet një person në Bulqizë

Ndezi zjarr për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me bimësi, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë së Bulqizës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koçaj, kishte rënë zjarr dhe zjarri i ndihmuar nga era po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, vunë nën kontroll flakët e zjarrit dhe bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit R.L., banues në fshatin Koçaj, autori i dyshuar i zjarrvënies.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me  zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy