Rikthimi i reshjeve të dëborës në zonat e thella të Shkodrës, ka bërë që të të shoqërohen edhe me reshje shiu.
Për shikuesit e “MCN live”, korrespondentja nga Shkodra, Bendis Druni, njofton se lartësitë me mbi 1 mijë e 200 metra janë me reshje bore por pa probleme qarkullimi për automjetet që frekuentojnë këto zona.
Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1200 m reshje bore.
Rrugët janë të qarkullueshme dhe janë pastruar tashmë dhe nuk ka probleme në qarkullim.
Deri tani nuk ka problematika në energji elektriek, siç hera herës i shoqërojnë këto zona.



