Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg: për 4 të arrestuarit e operacionit Voskopi të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin dhe tharjen e lëndës narkotike.
Masa “arrest me burg” u vendos për Gentian Gurin, Andon Demirshan, Anesti Burdan dhe Redion Hamitajn.
Për këta shtetas rëndojnë akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike", ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe “Moskallëzim Krimi”.
3 ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshanit nga fshati Voskop Policia Korçë gjeti dhe u sekuestroi 195 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh. Ne magazine u kapen ne flagrance dhe 3 shtetase te tjera të cilët u proceduan ne gjendje te lire.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit. Hetimi nga ana e policisë ka nisur 6 muaj me pare, por vetëm ditën e enjte u be e mundur kapja ne flagrancë e 7 shtetasve.



