Paraqitet në GJKKO, ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi

Paraqitet në GJKKO, ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi

Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Gjithçka pasi sot pritet të nisë seanca paraprake në ngarkim të tij dhe 3 të pandehurve të tjerë.

 

Kokoneshi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, bashkë me të pandehurit e tjerë Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

 

Kokoneshi dhe zyrtarët e Bashkisë Divjakë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive të paluajtshme, të cilat u përdorën për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës figuronin si tokë bujqësore.

 

Hetimet zbuluan se bashkia Divjakë kishte lidhur dy kontrata për dhënien me qira të një sipërfaqeje prej rreth 67 hektarësh tokë, me qëllim realizimin e investimeve për ndërtimin e impianteve diellore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy