U merrte para bizneseve përmes presionit për vendosje gjobash, arrestohet inspektori në Fier

U merrte para bizneseve përmes presionit për vendosje gjobash, arrestohet inspektori në Fier

Policia e Fierit ka njoftuar se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me prokurorët e SPAK-ut ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.R., 53 vjeç, me detyrë Inspektor i parandalimit pranë Bashkisë Fier.

Ai akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Sipas deklaratës së policisë ai ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Nga veprimet proceduriale të kryera, u sekuestruan provat materiale:

-32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;

-Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;

-Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy