Avokatja Adriana Kalaja duke folur në “Mcn Informacion” për zgjedhjen e Avokatit të Popullit tha se ishte non sens propozimi i 6 kandidatëve, mes të cilëve edhe të ashtuquajtur të pavarur, që ishin njerëz të Sorosit. Kalaja përshëndeti vendimin e PD për t’u tërhequr, dhe për të kandiduar vetëm dy ose tre kandidatë të saj.
“PD s’kishte pse të mbështeste kandidatë që s’ishin të PD-së. Për sa kohë që kreu i grupit parlamentar të PS thotë që ky është një funksion që i kalon opozitës…Pushteti ka pjesën më të madhe të institucioneve, është shumë normale që Avokatin e Popullit ta ketë kandidatja e PD. Për mua është bërë e gabuar edhe dhënia e firmave pa teklif. Janë rreth 8 kandidatura. S’mund t’i paraqesësh si kandidatura të opozitës s’e nuk janë. Një pjesë e tyre janë njerëz të Sorosit, të paguar nga Sorosi. Ne nuk themi do shpallim non grata Sorosin dhe do propozojmë njerëz të Sorosit, se është non sens. Nga ana tjetër, vendimi i sotëm i PD është për t’u përshëndetur, për shkak të respektimit të garës, që ata janë tërhequr nga firmat dhe PD do shkojmë me një, dy apo tre emra dhe PS s’ka të drejtë të ndërhyjë. Emrin duhet ta zgjedhë opozita. S’kemi pse të çojmë emra të kandidatëve të pavarur, pasi nesër na i përdor pushteti dhe mund të kemi reaksion nga demokratët”.
Ajo theksoi se Avokati i Popullit si institucion duhet të nisë hetime kryesisht, edhe pa bërë kallëzime. Kalaja propozoi që të ketë një ligj për referendumet, parashikime për referendume lokale dhe kombëtare.



