Emrat/ Dhunuan ish-shefin e komisariatit në Dibër, nis hetimi për dy persona

Emrat/ Dhunuan ish-shefin e komisariatit në Dibër, nis hetimi për dy persona

Bekim Agolli dhe Rubin Murrja, janë vënë nën hetim penal pasi dyshohet se kanë plagosur me dashje ish-shefin e Komisariatit në Dibër Robert Agën.

Goditja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰,  në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy