Jepte me qira vilën e Enverit, dënohet ish-banori i Big Brother

Jepte me qira vilën e Enverit, dënohet ish-banori i Big Brother

Me 4 vite burg është dënuar ish-banori i Big Brother i cili akuzohej për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Elton Tozaj prezantohej si punonjës i Bashkisë së Tiranës dhe i Ministrisë së Brendshme duke përfituar shuma të mëdha parash nga persona të ndryshëm të cilëve u premtonte kredi të buta për të blerë banesa.

Në një rast, ai kishte falsifikuar edhe firmën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke mashtruar një biznesmen të cilit i premtoi dhënien me qira të vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite burg për Elton Tozaj, por Gjykata e dënoi me 4 vite duke përfituar edhe nga gjykimi i shkuartuar, raporton “Panorama”.

Ndërsa i pandehuri, përmes avokatit kërkoi të deklarohej i fajshëm dhe të dënohej me kohën e paraburgimit, ose të pezullohej ekzekutimi i dënimit të tij me burg, duke u lënë në Shërbim Prove, por u refuzua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy