
Një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme, në afërsi të TEG-ut në pjesën lindore të Tiranës.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti është djegur pjesërisht, ndërsa drejtuesi fatmirësisht mundi të dalë nga makina pas pësuar asnjë lëndim.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



