
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e Shkozetit, ku automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë,
Si pasojë e përplasjes, 50-vjecari ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.



