U arrestua për vdekjen e punëtorit, gjykata lë në burg inxhinierin e pyjeve në Berat

U arrestua për vdekjen e punëtorit, gjykata lë në burg inxhinierin e pyjeve në Berat

Gjykata e Beratit vendosi “arrest me burg” 30 ditë për inxhinierin e pyjeve, Karafil Bregun.

31-vjeçari Karafil Bregu akuzohet për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”.

Inxhinieri Bregu, u arrestua një ditë më parë, pas vdekjes së punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj, i cili ra gjatë punës për prerjen e një lisi shekullor dhe gjeti vdekjen.

Bregu akuzohet se nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj, i cili ndërrojë jetë.

Sipas avokatit të të akuzuarit, klienti i tij është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi ka qenë i karantinuar prej ditësh në banesën e tij në lagjen “Uznovë”, për shkak se kishte shfaqur shenja të Covid-19 dhe ishte në pritje të tamponit të bërë.

Avokati Arhenc Berati ka deklaruar se,do të apelojë vendimin e Gjykatës pasi nuk ishin përfunduar hetimet proceduriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy