
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi theksoi se, stërvitja e përbashkët u zhvillua për të rritur më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore.
Ekipet e kërkim - shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën bashkërisht për të rritur më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim - Shpëtimit në Pomozotin të Kosovës, trupat praktikuan teknikat bashkëkohore të reagimit në varësi të situatave të ndryshme.





