Prindërit në krah të mësimdhënësve në Kosovë: Nëse nuk jepen paga për ta do të mbledhim fonde për ti ndihmuar

Prindërit në krah të mësimdhënësve në Kosovë: Nëse nuk jepen paga për ta do të mbledhim fonde për ti ndihmuar

Të hënën pas pesë javë grevë ka nisur procesi mësimor në Kosovë.

Por, edhe përkundër nisjes së mësimit nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, që në kohën e grevës ka qenë kryesisht në anën e qeverisë së Kosovës që të ndërpritet greva, përkundër se kushtet e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk ishin plotësuar, ka reaguar në mbrojte të arsimtarëve pasi u njoftua nga qeveria se ata nuk do të paguhen për muajin që shkoi.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, në reagimin e djeshëm bën të ditur se nëse nuk jepen pagat e shtatorit për mësimdhënësit, do të mbledhin fonde për ta.

Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit” – njofton Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Tutje, ky këshill thotë se revolta e tyre ka qenë për t’i hapur shkollat dhe çerdhet dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”.

Qeveria po bazohet në dy nene të Ligjit për Greva për ta arsyetuar mos pagesën e mësimdhënësve.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu të hënën ka thënë se pagat për muajin shtator u janë ekzekutuar zyrtarëve të cilët kanë dalë në punë.

Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva. 

Lidhur me këtë, ka pasur reagime edhe nga shoqëria civile. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë të hënën se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy