Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë dy mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’ të cilët akuzoheshin për vonesë në dhënien e shërbimit mjekësor.
Më parë, Prokuroria kishte kërkuar 45 ditë burg si masë sigurie për Dritan Deçkën dhe Helidon Klosin. Ata akuzohen si përgjegjës për vdekjen e Aida Çajkut dhe foshnjës së saj, ndësa sot Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.
Për ngjarjen në fjalë, grupi i mjekëve fajësoi një hemorragji të brendshme të nënës 35-vjeçare ndërsa familjarët ngritën pretendime se stafi i spitalit nuk i dha ndihmën e nevojshme.



