
Komisariati i Policisë Shkodër ka njoftuar shpalljen në kërkim të shtetasit E. N., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ky i fundit po kërkohet pas kallëzimit të 19-vjeçare se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka dhunuar atë. Nga blutë po punohet për kapjen e shtetasit E. N. dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



