Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 57 vjeçare në Durrës, e cila ka kërcënuar me armë zjarri fqinjen e saj.
Mësohet se në pranga është vënë N.P, 57 vjeçe, banuese në Hamallaj të Durrësit, pasi në 14 maj 2020 ka kërcënuar fqinjen e saj A.K, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia ka gjetur një pushkë dhe 27 fishkekë në një shtëpi të braktisur në afërsi të banesës së kërcënueses.
Bëhet me dije se 57- vjeçarja e ka kërcënuar 29 vjeçaren për një vend parkimi.
Njoftimi i Policisë:
Kanosi me armë zjarri fqinjën e saj, arrestohet në flagrancë një 57-vjeçare.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.
Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.



