KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Kudusi Shahu

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Kudusi Shahu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu.

Në seancën e parë më 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre, ku për periudhën 2009-2011 u relatua balancë negative në shumën 10.8 milionë lekë.

Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 2.11.2022 dhe 7.12.2022 për subjektin e rivlerësimit,  Kudusi Shahu bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Kudusi Shahu, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kudusi Shahu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy