
Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale E. Rr., pasi mbrëmjen e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësoren, shtetasen J. Gj., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë dhe I.Ç, pasi u konstatuar duke drejtuar makinën i dehur dhe E. Gj., pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i policisë: Fier, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. Ç., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
E. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale;
E. Rr., 26 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësoren, shtetasen J. Gj., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



