Në kërkim ndërkombëtar për kanosje dhe ngacmim seksual/ Arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, ekstradohet në Shqipëri 

Në kërkim ndërkombëtar për kanosje dhe ngacmim seksual/ Arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, ekstradohet në Shqipëri 

Policia e Shtetit njofton se një 62-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare është vënë në pranga në Gjermani.

I njëjti është lokalizuar në Gjermani nga Policia e Shtetit dhe pas shkëmbimit të informacionit me homologët është bërë i munduar arrestimi i tij dhe pritet ekstradimi në Shqipëri.

Njoftimi- Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i informacionit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” çoi në lokalizimin në Gjermani, kapjen dhe arrestimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

F. I., 62 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual". Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy