Zotaj: Njerëz të shtyrë nga një deputet i PS u përpoqën t’i japin protestës drejtim të dhunshëm (VIDEO)

Zotaj: Njerëz të shtyrë nga një deputet i PS u përpoqën t’i japin protestës drejtim të dhunshëm (VIDEO)

Meçan Zotaj, nga grupi kordinues i protestës, thotë se protestat e ditëve të fundit para Parlamentit patën episode dhune për shkak të të infiltruarve nga maxhoranca. Zotaj tha se një deputet i PS ka nxitur individë të jashtëm për t’u bërë pjesë e protesës dhe për t’i dhënë asaj drejtim të dhunshëm.  

 

Arrestohen përditë dhe ne nuk e dimë sa janë arrestuar deri tani. Unë jam nga Mallakastra, prej kohës së luftës jetoj në Kosovë. Kam qenë në luftë dhe më pas ndërtova jetën time atje. Edhe polici i zonës edhe policia e Fierit e dinë që unë jetoj në Kosovë, por policia shkon dhe ushtron presion në shtëpinë time ku jeton vëllai im. 

 

Protestuesit janë dhunuar edhe gjatë rrugës, edhe në stacion. Gent Prognin nuk e ka pritur mjeku ligjor për ekspertizën, i kanë thënë hajde nesër. Qeveria është e koordinuar për të mbuluar dhunën që ushtron mbi protestuesit. 

 

Ka njerëz që kanë sulmuar protestën që ditën e dytë. Protesta ka qenë e qetë. Njerëz që janë konsultuar me një deputet socialist, kanë ardhur dhe kanë tentuar ta bëjnë veprime të dhunshme. Kemi video dhe fakte për këtë. Njerëzit që kanë gjuajtur me gurë policinë nuk janë protestues që janë në shesh. Janë njerëz të infiltruar nga qeveria për ta bërë protestën të dhunshme. 

 

Shqiptarët kanë të drejtë të vijnë e të protestojnë për rrëzimin e Edi Ramës. Është njëri që i ka bërë keq më shumë Kosovës. Që nga rasti i targave, sulmi në Banjskë etj., me qëndrimet e tij. Ka qenë në anën e çdo marrëveshje që dëmton Serbinë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy