Shpërthim pranë një bankomati në Krujë

Shpërthim pranë një bankomati në Krujë

Një shpërthim është shënuar pranë një bankomati në Krujë.

Rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë në rrugë, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Korrespodenti i MCN raporton se bëhet fjalë për një grabitje të rrallë.

Bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar dhe nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.

Sipas burimeve shpërthimi, ka qenë i fuqishëm. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë.

Në ikje grabitësit kanë përdorur një metode akoma më të habitshme pasi kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja artizanal qe shpojnë gomat e mjeteve. Kjo në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy