Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka pranuar kërkesën e dorëheqjes të Gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi.
Prej datës 30 tetor, Prendi nuk ka më funksionet e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme.
Gjyqtari Prendi, ka deklaruar se do të vijojë punën në sektorin privat.
Preni ka qenë gjyqtari në seancën paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”. Prendi drejtonte trupin gjykuese i cili dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazi për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Fran Prendi njihet edhe si gjykatësi që liroi nga burgu Arben Frrokun, akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt.
Ai ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin që vrau bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi.




