Në kërkim për trafik droge, 49-vjeçari arrestohet në Bullgari

Në kërkim për trafik droge, 49-vjeçari arrestohet në Bullgari

Një 49-vjeçar është arrestuar në Bullgari, pasi ndaj tij autoritetet shqiptare kanë lëshuar më herët një urdhër-ndalimi ndërkombëtar. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt vendimit tonë.

Sipas policisë, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se shtetasi R. I., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, u bë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy