Policia Rrugore bënë bilancin: Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 49 patenta

Policia Rrugore bënë bilancin: Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 49 patenta

Një 22-vjeçar nga Durrësi i identifikuar me inicialet F.M është ndaluar nga Policia Rrugore pasi ishte duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar sërish nga efektivët rrugorë me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar.

I riu është ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit Policia Rrugore bënë me dije se në të gjithë akset e vendit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1760 drejtues mjetesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy