Kryeplaku i fshatit Frakull: Nuk e dija që aty kishte drogë, banesa është e ish-kryetarit të Komunës

Kryeplaku i fshatit Frakull: Nuk e dija që aty kishte drogë, banesa është e ish-kryetarit të Komunës

Për operacionin e zhvilluar këtë të enjte në fshatin Frakull e Madhe në Fier, kryeplaku Fiqiret Muçaj ka treguar se nuk ishte në dijeni që në godinëë ndodhet lëndë narkotike. Sipas tij, pas kontrolleve në ndërtesë janë gjetur vetëm thasë me pleh organik.

Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët”, u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili sipas kryeplakut, është ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi”, ka thënë Muçaj.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur disa muaj më parë, ndërsa lënda narkotike dyshohet të jetë transportuar që nga Kolumbia në Shqipëri. Kokaina, e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë dhe të zhvillohej operacioni që përfundoi mbrëmjen e së enjtes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy