Një person ka humbur jetën në Maliq, i përplasur nga një makinë në orët e vona të së mërkurës.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.



