
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Akuza”, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kamëz, kanë bërë të mundur arrestimin në Tiranë të një 23-vjeçari të shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, shtetasi Florjan Brahaj ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar në muajin mars 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.
Hetimet dyshojnë se më 15 dhjetor 2025, në një lokal në lagjen nr. 9 në Durrës, i riu, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.



