Sudani dënon me vdekje 29 agjentë të inteligjencës, për vrasjen e mësuesit në paraburgim

Sudani dënon me vdekje 29 agjentë të inteligjencës, për vrasjen e mësuesit në paraburgim

Një Gjykatë në Sudan ka dënuar me vdekje 29 agjentë të inteligjencës vendase pasi gjatë marrjs në pyetje, kanë rrahur dhe torturuar deri në vdekje një mësues që kishte dalë të protestonte.

Mësuesi 36 vjeçar Ahmad al-Khair, vdiq gjatë torturave, pas arrestimit për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë së Presidentit Omar al-Bashir, shkruan newsbomb.al. Dënimi me vdekje i 29 agjentëve të inteligjencës, është dënimi i parë që jepet për dhunimin e aktivistëve pro-demokracisë pak muaj para se Presidenti al-Bashir të binte nga pushteti në muajin prill.

Prokuroria ka thënë se të gjitha dënimet me vdekje janë dënime të drejta, raporton BBC.

Pas dënimit, Gjykata ka pyetur vëllain e mësuesit të vdekur, Sa’d nëse do të dëshironte që 29 burrat të faleshin, por ai donte që ata të ekzekutoheshin në vend. Avokati një prej të akuzuarve, ka thënë se ai do të apelonte vendimin, shkruan newsbomb.al.

Gjykata që dha vendimin në Sudan, ka zbuluar se mësuesi Ahmad Al-Khair ishte rrahur dhe torturuar për vdekje nga oficerët në një qendër paraburgimi, në shtetin lindor të Kassala. Të paktën 170 njerëz u vranë gjatë protestave, në muajt e protestave, ndërsa ish-presidenti Bashir u rrëzua përfundimisht nga ushtria, 30 vjet pasi ai mori pushtetin në një grusht shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy