Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Një mjet i tonazhit të rëndë trajler ka përplasur një 75-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Lezhës.
Jak Gjergji nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici.



