
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.
Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.
Si pasojë e përplasjes një nga automjetet tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



