Situata me zjarret/ MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë, tre vatra tjera aktive

Situata me zjarret/ MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë, tre vatra tjera aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar, është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrin e saj.

Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Në aksion morën pjesë 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan. 20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.

Në Pishë-Poro, Vlorë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar mbi 70 trupa nga FA, zjarrfikësit e Vlorës, forca bashkiake dhe pyjore, si edhe 4 helikopterë.

Në Pezë Helmës, Tiranë, zjarri është aktiv në një terren të vështirë. 4 efektivë zjarrfikës me 1 automjet po qëndrojnë në gatishmëri pranë zonës së banuar.

Në Parkun Natyror Gërmenj, Leskovik, zjarri i riaktivizuar pranë piramidës 15 është normalizuar. Zona vijon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Kolonjës.

MM bën të ditur se, janë shuar plotësisht edhe vatrat në Kukës, Malësi e Madhe, Durrës, Lezhë, Korçë, Klos, Tiranë dhe Pogradec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy