Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, një 80-vjeçar është hedhur nga ballkoni i banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen nr. 15. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i moshuari jetonte i vetëm.
Për shkak të plagëve të marra nga rënia, ai ka humbur jetën në vend.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.



