Zjarr me përmasa të mëdha në Gllavë të Memaliajt, flakët iu afrohen banesave

Zjarr me përmasa të mëdha në Gllavë të Memaliajt, flakët iu afrohen banesave

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt, duke iu afruar banesave.

Paraprakisht mendohet se zjarri është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës dhe ka marrë përmasa të rrezikshme.

Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar.

Banorët kanë njoftuar se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia.

Aktualisht disa fshatra janë në errësirë dhe të kërcënuar nga zjarri.

Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy