
Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se janë bartur 22.7 milionë euro nga Pakoja Energjetike e financuar nga Bashkimi Evropian për zvogëlimin e ndikimit të krizës energjetike për vitin 2024.
Kësisoj sot Qeveria Kurti në mbledhjen e saj ka ndarë 16 milionë euro për zbatimit e masave 1 dhe 4 të planit të veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, gjersa prej tyre 11 milionë shkojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 5 milionë shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe 11 milionë për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, tek programi ndihma sociale në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme.
Ndryshe, muaj më parë Qeveria e Kosovës pati vendosur subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro.



