
Një e moshuar humbi jetën në një zjarr që përfshiu banesën e saj në fshatin Bitinckë-Devoll. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në banesën e 85-vjeçares Sh.B.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen 85-vjeçarja, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave.



