Kishte kthyer qendrën e masazheve në një "fole" prostitucioni, arrestohet 29-vjeçari

Kishte kthyer qendrën e masazheve në një "fole" prostitucioni, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A. B., pasi kishte përshtatur qëndrën e masazheve në një ambient prostitucioni. Po ashtu në gjendje të lirë është proceduar E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy