Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë.
Gjatë pasditës së sotme, në plazhin e Borshit në Sarandë, është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç.
Gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës, 40-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës. Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Eduard Gumeni, 41 vjeç, me origjinë nga Tepelena, por banues prej vitesh në Borsh.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.



