Mbanin armë pa leje, arrestohen tre persona në Fier dhe Mallakastër

Mbanin armë pa leje, arrestohen tre persona në Fier dhe Mallakastër

Policia e Fierit ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje në Fier dhe Mallakastër. Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një armë gjahu.

 

Në Fier është finalizuar operacioni i koduar “Aksi”, pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur me armë zjarri në automjet.

 

Në Bypass-in e Fierit u arrestua 19-vjeçari M. M., banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, tip pistoletë.

 

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua edhe 28-vjeçari F. B., banues në Vlorë, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet. Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte dijeni se shoku i tij posedonte armën dhe synonte ta shiste në Fier.

 

Ndërkohë, në Mallakastër është finalizuar operacioni i koduar “Hidden Guns”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë 38-vjeçari I. S., banues në fshatin Lofkënd.

 

Sipas Policisë, 38-vjeçari dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu një person tjetër.

 

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe arrestimin e autorit të dyshuar. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri, tip kallashnikov, dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i mbante pa leje.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy